Berat Mustafa zgjidhet kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës
Berat Mustafa me origjinë nga Presheva, është themelues dhe Drejtor Gjeneral i kompanisës Flexograf.
Ai në mbledhjen e bordit të KPK’së u zgjodh kryetar për një mandat 3 vjeçar.
Njoftimi i plotë nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës:
Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot në mbledhjen e bordit bëri dorëzimin e postit të kryetarit tek z. Berat Mustafa. Mandati i kryetarit u dorëzua nga paraprijësi i tij, z. Bashkim Osmani, i cili tash merr postin e Nënkryetarit të Klubit.
Z. Berat Mustafa është master i ekonomisë, por edhe themelues dhe Drejtor Gjeneral i kompanisë Flexograf, kompani printuese në materiale fleksibile kryesisht në sektorin e ushqimit dhe higjienës, e certifikuar me standarde evropiane.
Përvoja e tij e gjatë në biznes dhe cilësitë e tij e bëjnë atë lider në industrinë të cilën e udhëheqë, duke e bërë kompaninë tashmë të njohur në tregun vendor dhe atë ndërkombëtarë.
z.Mustafa veçohet si punëtor, mik dhe familjar i përkushtuar. Për punën dhe kontributin e tij respektohet nga bashkëpunëtorët, partnerët dhe miqtë e tij.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve ka mandat 3 vjeçar.