Lajme

Berat Buzhala për fitoren e VV’s: Nuk është as populli i parë e as i fundit që bie viktimë e manipulatorëve dhe demagogeve

Gazeteri i njohur Berat Bezhala ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, gjithashtu ka dhënë menidmin e tik rreth fitores bindëse të Vetëvendosjes në këtë garë, përcjell Ministria e Lajmeve.

Buzhala është shprehur se popolli bie shpesh pre e manipulimeve dhe mashtrimeve të subjekteve politike dhe këtë gjë do ta dëshmoj koha dule aluduar se edhe Albin Kurti dhe subjekti i tij do të demaskohen me kalimin e kohës gjatë qëndrimit në pushtet.

Tutje gazetari në fjalë thotë se viktima e parë do të jetë Murat Jashari emrin e të cilit VV dhe Kurti e kanë përdorur shumë për fushat elektorale.

Postimi i plotë i Buzhalës :

Ka edhe lajme te mire, e keto jane:

Tash 47.89 perqind e popullates qe jetojne ne Kosove e zgjodhen ne krye te vendit njeriun qe e deshten. Kerkush nuk mundemi me i dale perpara ketij vullneti, ama nuk kam çare pa e thane: Nuk eshte as populli i pare e as i fundit qe bie viktime e manipulatoreve dhe demagogeve, Sido qe te jete, kete do ta deshmoje koha. Viktima e pare do te jete Murat Jashari, emrin e te cilit LVV dhe Kurti e kane perdorur aq shume.

Diaspores i deshiroj kthim te rehatshem ne vendet e tyre. Kontributi i tyre ishte i jashtezakonshem, mirepo pervec per vendin tone ata do te ishte mire qe te kujdeseshin edhe per integrimin e familjeve te tyre ne shoqerite ku ata jetojne.

Personalisht, per kete kam fakte, kam qene i bindur qe LDK dhe PDK u rrasen ne keto zgjedhje me kandidatura te gabuara.

Me gezoi tej mase fakte qe sot dha doreheqje Isa Mustafa. z. Mustafa e konsideroj nje politikan te ndershem dhe te mire. Fatkeqesisht i kishte ikur koha. Mirepo me largimin e tij pa kaluar as 24 ore prej humbjes ai ia mundesoi partise se tij qe t’ia grabis PDK’se opozitarizmin. Edhe PDK e ka kete mundesi, por veshtire qe do ta shfytezoje.

Kush duhet te jete kryetar i ri i LDK’se? Do te mundohem ta them ne nje shkrim me te gjate ne Express, pak me vone.