LajmeTë fundit

Beogradi ndihmon Shqipërinë!

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile kanë nisur të bëjnë fushatë në Serbi për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga termeti në Serbi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur korrespondenti i televizionit Klan në Beograd, Idro Seferi, i cili edhe vet është përfshirë në këtë fushatë duke kërkuar që të gjithë të japin donacione për viktimat e termetit. “Është koha që të tregojmë se jemi njerëz dhe që të behet traditë që të gjithë të ndihmohemi në rrethana të tilla”, ka shkruar Seferi në llogarinë e tij në Facebook ku ka njoftuar se bashkë më miqtë do të nisin kamion nga kryeqyteti I Serbisë për në zonat e prekura.

Përvec kësaj, grupi “Gradjanska iniciativa”, ka nisur një mbledhje donacionesh online ku të gjithë që jetojnë në Serbi mund të cojnë donacione të tyrë ne valutën serbe dhe kjo vlenë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ata që duan të bëjnë donacion në Serbi mund ta bëjnë atë edhe në linkun e mëposhtëm:

https://www.donacije.rs/projekat/zemljotres-albanija/?fbclid=IwAR2jyLCnYAnZB3X40RtXIIaNU2Xgisv7soJ-qSf_b_U1I-yiiY0FytU7QaY

Kurse, ndihmat do të mblidhen tek fondacioni “Shtepia e të drejtave të njeriut” në Beograd, në adresen Kneza Millosha 4.