Bekë Berisha e quan Albin Kurtin pro-rus: Manipulon djem e çika të reja
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha dhe ai i VV-së Mefail Bajqinovci, në një debat direkt në RTK janë përplasur me njëri tjetrin.
Derisa Bajqinovci i ka thënë Berishës se Qeveritë e kaluara kanë qenë hajdut dhe se e kanë zhvatur shtetin edhe ky i është kundërpërgjigjur.
Ndërkohë ai është përgjigjur se nëse Albin Kurti është i korruptuar politik. Sipas Berishës Kurti është pro rus dhe dëshiron të vendosë diktaturë në Kosovë. Ai ka shkuar edhe më tutje duke thënë se Kurti manipulon djem e çika të reja.
“Albin Kurti oshtë pro rus, nuk guxon me marrë vendime, don me ba diktaturë në Kosovë e manipulon djem e çika të reja”, është shprehur Berisha.