Lajme

Behrami: “Albin Kurti po e sulmon Amerikën, sikur Nicolas Maduri i Venezuelës”

Artan Behrami, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka krahasuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Behrami ka thënë se në shekullin 21 vetëm udhëheqësit si Kurti dhe Maduro akuzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Në shekullin XXI, është gjë e rrallë të dëgjosh udhëheqësit e shtetit që akuzojnë SHBA për një grusht shteti kundër qeverisë së tyre. Por Kurti i Kosovës dhe Maduro e Venezuelës e bënë atë. 2 majtistë me pikëpamje anti-amerikane me rrënjë të thella dhe tendenca antidemokratike. Të paktën disi për të marrë një vend në histori”, ka shkruar Behrami.

Ky reagim i tij vjen pas raportimit të medieve të huaj lidhur me qëndrimin e kryeministrit Kurti karshi ShBA-së.