Behgjet Pacolli në Hagë: Viziton Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, ka disa porosi
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka takuar në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidentin, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veslin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.
Për këtë vizitë ai është potencuar në rrjetin social “Facebook”.
” Në cilësinë time si ish -President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish -Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Per pak kohë, me kenaqesi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj radhe nuk mundem me i takuar”, ka shkruar ai.
Pas kësaj vizite, Pacolli tha se është momenti i fundit që Kosova të marrë përgjegjësinë që të bashkohet dhe të mbrojë historinë, luftëtarët e lirisë dhe të ardhmen e vendit.
“Është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi. Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar më tutje z.Pacolli