Bota

BE miraton buxhetin 1.8 trilionë eurosh, Hungaria dhe Polonia heqin vetot

Buxheti prej 1.8 trilionë eurosh i Bashkimit Evropian, që përfshin fondin e rimëkëmbjes nga koronavirusi, u miratua mbrëmjen e së enjtes, pasi Hungaria dhe Polonia hoqën veton përkatëse.

Votimi erdhi pasi liderët e Unionit u takuan më herët në Bruksel në një samit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Sharls Mishel konfirmoi marrëveshjen në Twitter: “Tani mund të nisim implementimin dhe të rindërtojmë ekonomitë tona”, u shpreh ai.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e mirëpriti arritjen duke shkruar në rrjetet sociale se, “Evropa ecën përpara”.

“1.8 trilionë euro për të fuqizuar rimëkëmbjen tonë dhe për të ndërtuar një BE më fleksibël, të gjelbër dhe digjitale”, tha Fon der Leyen në Twitter.