Bota

Bastiset zyra e Prigozhinit, i gjejnë 47 milionë dollarë

Shërbimi rus i sigurisë ka bastisur një pronë të grupit Wagner në Shën Petersburg.

Njoftimet e pakonfirmuara të mediave ruse thonë se ata gjetën 47 milionë dollarë para të gatshme në kuti kartoni pranë zyrës së Yevgeny Prigozhinit.

Udhëheqësi i grupit paraushtarak tha se paratë ishin për të mbuluar pagat dhe shpenzimet e tjera për luftëtarët e tij Wagner.