Bastiset familja Beqiri në fshatin Rahovicë
Xhandarmëria serbe në orët e hershme të ditës së sotme, kanë bastisur familjen e ish-ushtarit të UÇPMB-së Nderim Beqiri, në fshatin Rahovicë të Preshevës, me pretekst të kërkimit të armëve ilegale.
Nderim Beqiri – ish ushtar i UÇPMB-së, ka thën se aksioni ka filluar në orët hershme derisa e tërë familja ishte në gjumë. “ Një xhandar mbante një fotografi timen, me uniformë të UÇPMB-së dhe me pushkë kallashnikove në dorë, më pyeti cili jamunë, unë i thash se jam Nderim Beqiri, menjëherë më prangosën dhe vazhdimisht më pyesnin se ku e kam fsheh kallashnikovin. I thash se e kam dorëzuar në KFOR, ditën kur jemi demobilizuar dhe se posedoj dokumentacionin për këtë, por nuk me lejonin që të ua sjell atë, vazhdimisht më kërcnonin dhe më thonin hesht në serbishte. Iu thash se nëse nuk me don këtu dhe nëse është e pamundur që të jetoj në vendin tim, të më japin një dokument dhe unë do iki, por vazhdonin të bërtitnin që të hesht”, ka thënë Nderim Beqiri, ish ushtar i UÇPMB-së.
Në dokumentacionin që xhandarmëria ia kanë lënë Nderimit shkruhet se mjetet të kërkuara nuk kanë gjetur. Nga ky aksion, nëna e ish ushtarit është alivanosur dhe kanë ndërhyre mjekët. Ndërkaq është maltretuar edhe vëllai i Nderimit, Bashkim Beqiri. Bashkimi shpalos qafën të cilën ia kishin gërvishur xhandarët dhe gishtin e këmbës që ai dyshonte se ia kanë thyer.
Ndaj këtyre dukurive ka reaguar OVL e UÇPMB-së.
Kryetari i OVL të UÇPMB-së, Nazmi Hajridini,ka thënë se aksionet e tilla të njëpasnjëshme ndasish ushtarëve të UÇPMB-së kanë ëpr qëllim desatbilzimin e gjendjes edhe ashtu të brishtë në Luginë të Preshevës, në prag të vendimeve të mëdha që kanë për qëllim bashkimin e Kosovës Lindore me trungun e vet Republikën e Kosovës, që padrejtësisht ëshët ndarë nga ajo.
Reagime ka pas edhe nga përfaqësuesit institucional e politik, ndërsa apelohet tek popullata shqiptare për ruajtje të gjakftohtësisë në këto situata të rënda