Kryesore

Bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Austri duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë

Qeveria e Austrisë ka marrë masa të reja për hyrje në Austri.

Këto masa hyjnë në fuqi sonte, kurse bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët që hynë në Republikën e Austrisë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19 përfshirë edhe vendet e Ballkanit, duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë në shtëpi.

Karantinimi mund të ndërprehet vetëm pas 5 ditëve me kusht që të bëhet një test për Covid-19 dhe i njëjti të jetë negativ.

Njoftim lidhur me masat e reja anti-Covid 19

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë informon se në bazë të rregullores aktuale të Qeverisë Austriake të lëshuar me dt. 15.12.2020, që nga data 19.12.2020 do të hynë në fuqi këto masa të reja për hyrje në Austri:

Të gjithë udhëtarët që hynë në Republikën e Austrisë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19 përfshirë edhe Kosovën dhe vendet e Ballkanit, duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë në shtëpi.
Karantinimi mund të ndërprehet vetëm pas 5 ditëve me kusht që të bëhet një test për Covid-19 dhe i njëjti të jetë negativ.