Basha pas Konferencës së Donatorëve: Fondet të përdoren me transparencë
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas Konferencës së Donatorëve, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për përballimin e dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë dhe la pas 51 viktima.
Basha u shpreh se të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar janë të bekuara dhe të mirëpritura por shtoi se detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.
Kreu i opozitës theksoi se është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur abuzimin me to.
“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.
Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.
Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.
Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.”, shkroi Basha në rrjete sociale./Opinion.al