ShqipëriTë fundit

Basha: Çfarë do ndodh në protestë, s’ka zgjedhje në 30 qershor

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një lidhje telefonike në emisionin Opinion tha se opozita e së premtes do të jetë paqësore. Sipas tij ai vetë do të marrë pjesë me familjen në këtë protestë.

“Unë do jem në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Përpjekjet për të aminsituar krimet që është kapur në flagrancë Eid Rama ka dështuar tashmë. Nuk do ketë asgjë, që të kërcënojë një fije floku të një qytetari. Kemi marrë të gjitha masat për ata që duan të provokojnë, së bashku me partnerët ndërkombëtare që kam folur sot”, tha Basha.

Sipas tij në 30 qershor do të jetë një ditë, kur nuk ka zgjedhje në Shqipëri sepse në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidentit që ka hyrë në fuqi.

“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo prove tjetër farsë nuk do të ndodh dhe nuk do të njihet nga asnjë. Këtij regjimi po i numërohen minutat e fundit”, tha Basha./ Opinion.al