FutbollSporti

Barcelona shkarkon trajnerin Setien

Quique Setien nuk është më trajner i Barcelonës, ka konfirmuar klubi katalunas përmes faqes zyrtare.

Setien, shkarkohet vetëm gjashtë muaj pasi kishte marrë drejtimin e klubit katalunas kur kishte zëvendësuar të shkarkuarin Ernesto Valverde, transmeton KOHA.

Por, rezultatet e dobëta dhe përfundimi i sezonit pa asnjë trofe kanë përcaktuar fatin e tij tek Barcelona.

“Bordi i Drejtorëve është pajtuar që Quique Setien nuk është më trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të Barcelonës.

Barcelona ka konfirmuar se trajneri i ri do të konfirmohet në ditët e ardhshme.