Barcelona e gatshme të luajë pa shikues deri në shkurt të vitit 2021
Barcelona është duke planifikuar që të luajë gjitha ndeshjet e skuadrës së parë pa shikues deri në shkurt të vitit 2021.
Klubi kampion i Spanjës nuk ka luajtur që nga fitorja 1:0 në La Liga kundër Real Sociedadit më 7 mars, për shkak të pezullimit të kampionatit shkaku i koronavirusit.
La Liga dhe UEFA po punojnë në data potenciali për rinisjen e stinorit, por gjithë skenarët do të përfshijnë fillimisht ndeshjet pa shikues. Sipas një raporti nga “La Vanguardia”, një dokument i brendshëm klubit tregon se po punohet në dy opsione të mundshme.
Më ekstremi është që të anulohet stinori 2019-20. Kjo do të nënkuptonte se stinori 2020-21 do të niste më 15 shtator, ndërsa nuk do të lejoheshin tifozë në “Camp Nou” së paku deri në shkurt të vitit 2021. Mirëpo, opsioni i dytë nënkupton rinisjen e stinorit më 15 qershor dhe përfundimi i tij mes 1 dhe 15 gusht.
Me këtë opsion, Barcelona planifikon që të luajë me shikues më 15 nëntor, ndonëse stinori 2020-21 do të niste njëjtë më 15 shtator.