Shqipëri

Banorët e Astirit nisen drejt kryeministrisë, ja ku ndryshon protesta nga ajo e 16 shkurtit

Me të njëjtën kërkesë: Largimin e qeverisë, protestuesit e therritur nga opozita e bashkuar jane gumbulluar tashme, ne pritje te nisjes se protestes masive para Kryeministrise.
Ndërkohë protestës po i bashkohen edhe qytetarë të Unazes se Re, të cilët marshuan nga rruga “Ibrahim Rugova” ne ish-Bllok. Ata do te bashkohen me protestuesit e tjere te ardhur nga gjithe rrethet e vendit, per te protestuar para Kryeministrise.

Kjo proteste vjen një muaj pas protestës së 16 shkurtit, e cila kishte dhe akte dhune.Ndryshe nga kjo protestë ku deputetët e opozitës kishin imunitetet parlamentare, këtë herë ata janë baraz me qytetarët pasi i kanë dorëzuar mandatet e deputetit.