Banda serbe merrte 10.000 euro për martesa fiktive në Austri
Një treshe personash, e kryesuar nga një shtetas i Serbisë ka ndërmjetësuar lidhje martesash fiktive për të mundësuar kështu abuzimin me sistemin social në Austri.
Zyrtarët e policisë për të huaj dhe grupi i punës kanë vëzhguar një grup persinash rreth të dyshuarit kryesor (serb 49 vjeçar) në bashkëpunim me LKA Vjenë, shkruan 24 oe. Banda akuzohet për ndërmjetësimin e 27 martesave fiktive.
49-vjeçari dyshohet se martesat në fjalë i ka ndërmjetësuar me shtetas hungarezë (kryesisht), transmeton albinfo.ch. Këtë e ka realizuar në bashkëpunim me dy bashkëpunëtorë austriakë (47, 38 vjeçarë) ndërsa pala tjetër martesore përbëhej nga serbë, boshnjakë dhe kosovarë, të gatshëm për të bërë pagesa të majme në këmbim të “letrave”.
Të dyshuarit kanë kërkuar mesatarisht nga 10,000 euro për ndërmjetësim ndërsa martesat janë lidhur në zyrat civile serbe.
3.000 euro për kontratë
Sipas policisë, marrja e lejeve të qëndrimit nga autoritetet austriake të imigracionit ishte motivi që ka shtyrë shtetasit ballkanikë të paguajnë shumat e përmendura të parave.
Kjo u mundësonte “bashkëshortëve” përkatës hyrjen në tregun e punës, në sistemin shoqëror dhe në përfitimet sociale të Austrisë. Bashkëshortët e ndërmjetësuar nuk kanë pasur asnjëherë qëndrim në Austri.
Ata kishin ardhur në Vjenë vetëm për procedurat e nevojshme administrative, pëercjell albinfo.ch. Shpërblimi ishte rreth 3.000 euro për kontratë.
Gjatë hetimeve, ndër të tjera, është zbuluar një familje e madhe hungareze në të cilën disa anëtarë të të dy gjinive kanë vepruar si “bashkëshortë”. Të dyshuarit jo vetëm që kanë ndërmjetësuar martesa fiktive për shumën pesë shifrore, por edhe punë fiktive në ndërmarrjet false që ishin regjistruar në Vjenë. Një i dyshuar ka vënë në dispozicion rrjetin e tij të kompanive false.
Janë raportuar 59 vepra penale
Autoritetet e imigracionit janë mashtruar falë faturave false të pagave dhe kontratave të punës, të ofruara nga përfituesit.
Hetuesit kanë raportuar 59 delikte që lidhen me dyshimin e ndihmës komerciale për qëndrim të palejuar, ndërmjetësim komercial të lejeve të qëndrimit dhe për falsifikimin e provave.
48 njerëz janë marë në pyetje për këtë çështje dhe nëntë persona të tjerë janë në kërkim. , Konstrukti i mashtrimit është zbuluar gradualisht përmes deklaratave të disa personave që kanë pranuar veprën.