“Ballkani i hapur”, Arifi: Idetë s’janë të qarta, kjo nismë e rëndësishme për Ramën, ja arsyeja
“Ballkani i hapur” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Takimi i radhës i kësaj nisme do të mbahet ditën e nesërme (4 Nëntor). Ndërkohë Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj nisme.
Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini shprehet se idetë e kësaj nisme nuk janë të qarta.
Po ashtu ai shprehet se në lidhje me këtë nismë ku tre vendet e rajonit nuk janë pjesë, ka pasur një mungesë koordinimi.
Shqiprim Arifi: ‘Open Balkan’ është emri I dytë I këtij koncepti filozofik-politik për rajoin. Fakti që është shndërruar nga Mini-shengen në Open Balkan, idetë nuk kanë qenë të qarta që në fillim. E qartë nuk ka qenë as pjesëmarrja që në fillim për arsye se koordinimi nuk ka shkuar përmes tryezës së Kosovës që të integrohet në një formë shumë të fuqishme.
Sipas tij kjo nismë ka karakter tregtar ekonomik dhe jo politik, duke qenë se Shqipëria ndodhet në një krizë energjetike.
Për më shumë shikojeni videon