Lajme

Bahtiri: Haradinaj ka qenë shumë i dobët në qeverisje, ka bërë çka ka dasht

Agim Bahtiri tha se puna e Ramush Haradinajt në qeverisje ka qenë e dobët, pavarësisht se e respekton për veprimet e tij në luftë.

Bahtiri thotë se kjo Qeveri ka bërë se çfarë të dojë, madje sipas tij kjo do të mbahet mend në historinë e Kosovës.

“E kam respektuar dhe e respektoj ende si familje për kontributin e tij dhe të familjes së tij për Kosovën. Kam marrë pjesë në gjykimet e tij në Hagë, kam qenë edhe në Francë kur është ndaluar. Kam respekt për kontributin gjatë luftës. Por në qeverisje, unë mendoj se është i dobët, sepse nëse ndonjëherë në histori në qeverisje dikush ka bërë çka ka dasht, ka qenë kjo qeverisje”, deklaroi Bahtiri në Interaktiv të KTV-së.

Sipas kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, anëtari i PSD-së Dardan Molliqaj e ka humbur vetëdijen.

Bahtiri ka thënë se Molliqaj ka panik për rezultatet e 6 tetorit dhe po merret me të paqena./