Baballarët në Zvicër do të kenë pushime për të porsalindurit e tyre
Leja e atësisë hyri sot në fuqi më 1 janar 2021.
Për herë të parë, baballarët në Zvicër do të jenë në gjendje të jenë në shtëpi me të porsalindurit e tyre, transmeton albinfo.ch.
Pushimi i atësisë 10-ditore, i cili u pranua në referendumin e 27 shtatorit, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.
Pushimi duhet të merret në gjashtë muaj pas lindjes, ose së bashku ose në formën e ditëve të izoluara.
Gjithashtu nga 1 janari, një ligj i ri hyn në fuqi, duke lejuar prindërit të përfitojnë nga 14 javë leje me pagesë për t’u kujdesur për një fëmijë të sëmurë rëndë. /Albinfo.ch