Maqedoni

Avokati Raufi: Rasti “Monstra” është e montuar

Avokati i palës mbrojtëse në rastin “Monstra”, Naser Raufi në seancën ku po thuhen fjalët përfundimtare, ka shprehur bindjen se rasti është i montuar.
“Jam i bindur thellë se rasti është i instrumentuar për shkak se gjatë procesit gjyqësor, një numër i madh i provave nuk janë pranuar si palë mbrojtëse”, tha Raufi mes të tjerash.

Edhe pse trupi gjykus i ka pranuar të gjitha dëshmitë e prokurorëve, Raufi thotë se Prokuroria gjatë rigjykimit nuk ka siguruar dëshmi të reja për rastin, madje as motivin e vrasjes. 

Raufi më tutje ka kërkuar, që Alil Demiri të lirohet nga vepra për të cilën akuzohet dhe që është “terrorizëm” dhe lirimin nga të dy veprat për Fejzi Hazirin.