Bota

Covid-19: Gjermania zgjat izolimin deri më 18 prill

Qeveritë federale dhe provinciale të Gjermanisë kanë rënë dakord që të zgjasin masat e rrepta deri më 18 prill dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për pesë ditë gjatë pushimeve për festën e Pashkëve.

Kancelarja Angela Merkel ka kërkuar nga qyteratët që të bëjnë durim me qëllim të parandalimit të infeksioneve që kanë shpërthyer në valën e tretë të pandemisë, transmeton portali arbresh.info

Ne negociatat që u zhvilluan gjatë natës vonë, kancelarja Merkel inkurajoi udhëheqësit e 16 shteteve gjermane të merrnin një qëndrim më të ashpër në luftën kundër pandemisë, duke përmbysur planet për hapjen graduale të ekonomisë, të rënë dakord më parë këtë muaj.

“Gjermania është në një situatë serioze në lidhje me përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit dhe ka një numër në rritje të infeksioneve”, tha Merkel.

Gjermania filloi të frenonte kufizimet lehtësuese në fillim të marsit, por përhapja e versioneve më ngjitëse të virusit ka ngritur shqetësime në lidhje me mbipopullimin e spitaleve.

Sipas Institutit të Sëmundjeve Infektive Robert Koch, të hënën numri i përjavshëm i rasteve për 100,000 banorë ishte 107, që është mbi pragun e 100 në të cilin njësitë e kujdesit intensiv mbeten pa kapacitet.

Gjatë festës së Pashkëve, qeveria gjermane do të kërkojë nga kishat që të organizojnë shërbimet e Pashkëve në mënyrë virtuale.

Çështja më e diskutueshme në takim ishte udhëtimi gjatë pushimeve të Pashkëve dhe Merkel tha se udhëtimi jashtë nuk këshillohet.

Linjave ajrore u kërkohet të testojnë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit para se të nisen për në Gjermani, por Merkel dhe udhëheqësit e shtetit nuk kanë arritur të vendosin karantinë e detyrueshme për të gjithë pasagjerët që kthehen nga pushimet.