Avokatët e Kokëdhimës thonë se spanjollët e tërhoqën zvarrë atë 3.5 km
Gjykata e Vlorës ia ka caktuar masën e paraburgimit pronarit të një restoranti në Himarë, Mihal Kokëdhima, i cili ditë më parë sulmoi disa turistë spanjollë.
Pas seancës, avokati i Kokëdhimës, Erion Besimaj, tha se në vendimin e Gjykatës ka ndikuar kryeministri Edi Rama dhe se ky vendim është i padrejtë.
Besimaj ka kërkuar masë me të lehtë për klientin e tij, duke u arsyetuar se ai nuk ka kryer vepër penale.
Sipas avokatit Erion Besimaj, turistët, pasi kanë ngrënë në restorantin e Kokëdhimës, janë larguar pa paguar, gjë për të cilin thotë se ka reaguar klienti i tij.
Gjatë ditës është raportuar edhe për mbylljen e restorantit të Kokëdhimës.
Sulmi ndaj turistëve spanjollë raportohet të ketë ndodhur ditë më parë, derisa videoja e sulmit është publikuar të shtunën.
Në video shihet Mihal Kokëdhima derisa godet xhamin e përparmë të veturës në të cilën ndodhen turistët spanjollë dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë. Ky veprim është dënuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministri i Turizmit, Bledi Klosi, derisa ka ngjallur reagime të shumta.