Të fundit

Avni Shaqiri zgjidhet kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”

MBAHET KUVENDI I RREGULLT ZGJEDHOR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE “FENIKS” (PRESHEVË BUJANOC DHE MEDVEGJË).

Në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, u mbajt Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Kuvendi, nisi punimet prej orës 12.00.
Pasiqë u formua Kryesia e punës nga Prof. Rexhep Abazi, Bilall Maliqi Avni, Shaqiri dhe Marigona Fejzullahu , u formuluan pikat e rendit të ditës:
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe tre z.v. kryetarë të Kuvendit nga tri komunat tona;
Zgjedhja e Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” dhe zv. Kryetarit nga tri komunat;
Të ndryshme.
Pasiqë kryetari i deritanishëm i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, Bilall Maliqi lexoi raportin katër vjeçar të punës së tij, gjë që unanimisht u pranua nga anëtarët prezentë dhe u aprovua, pasoi zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Shoqatës. Për këtë post u zgjodh profesor Rexhep Abazi nga Medvegja, nënkryetarët e Kuvendit të Shoqatës, u zgjodhën: Ramize Halimi nga Presheva, Majlinda Shaqiri nga Medvegja dhe Nehat Ramizi nga Bujanoci.
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” u zgjodh Avni Shaqiri, ndërsa për z. kryetarë të Shoqatës u zgjodhën: Marigona Fejzullahu nga Presheva, Jalldëze Kasumi nga Bujanoci dhe Lirona Zuka nga Medvegja.
Procesmbajtës u zgjodh, Hysamedin Ahmeti.
Në pikën e rendit të ditës, të ndryshme me propozim të Halim Hasanit, Bilall Maliqi shpallet kryetar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), me motivacion : Për udhëheqje të suksesshme të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” dhe të kulturës e të letërsisë së Krahinës së Preshevës. Ky propozim u aprovua me aklamacion.
Kryetari i zgjedhur, Avni Shaqiri, pas fjalimit të tij falënderues, pas marrjes së postit të kryetarit, propozoi që për drejtor të edicionit të botimeve të Feniksit të zgjidhet Bilall Maliqi. Edhe ky propozim u miratua nga të pranishmit unanimisht.
Pati edhe diskutime nga Sevdail Hyseni dhe z. Idriz Sinani, kryetar nderi I IGFM-së.
Në fund, kryetari i deritanishëm i Shoqatës, Bilall Maliqi, zyrtarisht ia dorëzoi flamurin e Shoqatës dhe komplet dokumentacionin e Shoqatës kryetarit të posazgjedhur, Avni Shaqiri.