Lajme

Avioni ushtarak kilian me 38 persona në bord rrëzohet në rrugë për Antarktidë

Një aeroplan ushtarak kilian me 38 persona në bord u zhduk nga radari pasi u ngrit nga jugu i vendit me destinacion një bazë në Antarktidë. Lajmi u konfirmua nga Forcat Ajrore të Kilit, të cilat ndërkohë njoftuan për rrëzimin e tij, pa shpresa për të shpëtuar.

Sipas informacionit zyrtar, nga 17 prej personave në bord ishin anëtarë të ekuipazhit kurse 21 të tjerët ishin pasagjerë.

“Aeroplani C-130 Hercules u zhduk nga radarët në orën 18:13 pasdite dhe shpejt në kërkim të tij u vunë gjuajtës të tjerë të marinës kiliane.