Lajme

Avdullah Hoti: Më përpara prishet Qeveria, se miqësia me SHBA

Zv.kryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të mblidhet qeveria për të hequr taksën ndaj mallrave serbe, shkruan Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në facebook, Hoti ka thënë se më përpara prishet Qeveria, se miqësia me SHBA.

Postimi i plotë :

Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven.
Miqesia e perhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojme kete miqesi.
Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret.
Nese demtohet miqesia me ShBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe. Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA.