Astronautët e NASA-s tanimë janë në raketën e SpaceX – gjithçka gati për lëshimin e saj në hapësirë
Pasi shfrytëzuan një moment të shkurtër për ti kushtuar një vëmendje motit, dy astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley janë gati për rrugëtimin e tyre për në hapësirë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata do të qëndrojnë të mbyllur brenda kapsulës, duke pritur për ngritje, ndërsa zyrtarët e nisjes vazhdojnë të monitorojnë për stuhitë dhe çështje teknike që çojnë deri në momentin e ngritjes.
Së fundmi, SpaceX kreu një seri kontrollesh të komunikimit për t’u siguruar që astronautët të kenë kontakte me kontrolluesit e misionit në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Houston dhe kontrollin e misionit të SpaceX në Hawthorne, California.
The hatch is closed. The crew is settled in. #LaunchAmerica is on. pic.twitter.com/qZTR3QAQjM
— NASA (@NASA) May 27, 2020
Ndryshe, të mërkurën në mbrëmje është paraparë nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës e raketës së kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, e cila pritet të lëshohet nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida.
Raketa pritet të lëshohet të mërkurën nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida në orën 4:33 pasdite (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore).
Me këtë, SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë.