Artan Murati nga Medvegja emërohet këshilltar i kryetares së Kuvendit të Kosovës
Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati me prejardhje nga Medvegja i cili jeton në Kosovë është emëruar këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se përvoja shumëvjeçare në Kuvend bashkë me gjeneratën e politikanëve të rinj e të pakorruptuar e ka bërë ta ndërmarrë këtë veprim, të cilin ai e quan, ndër më të rëndësishmit deri më tani.
“Kuvendi i Kosovës duhet të jetë funksional dhe efektiv. Do të punoj me tërë kapacitetin profesional e moral për t’i shërbyer vendit, për aq sa di dhe kam mundësi”, ka shkruar ai.