FutbollSporti

Arsenal me zemër, “Gunners” ndalin Chelsean me 10 futbollistë në “Stamford Bridge”!

Barazim dramatik në derbin e Londrës ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit në “Stamford Bridge”.

Edhe pse “Gunners” luajtën pa një lojtar që prej minutës së 26, pas përjashtimit të David Luiz, ata në fund ia dolën të marrin një pikë me shumë vlera, përcjellë “Olle”.

Jorginho zhbllokoi rezultatin në minutën e 28’, por Martinelli barazoi rezultatin në të 63-tën.

Goli i Azpilicuetas në minutën e 84’ krijoi përshtypjen e fitores së blueve, por Arsenali barazoi sërish në minutën e 87 me Hector Bellerin.

Barazimi la të kënaqur kuqebardhët, të cilët luajtën pjesën dërrmuese të takimit me 10 lojtarë.

Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 40 pikë, ndërsa Arsenali në vendin e 10 me 30.