Të fundit

Arrestohet ish kryetarja e Nishit në kufirin e Preshevës për keqpërdorim të 4 milion eurove

Ish-kryetarja e Nishit Dragana Sotirovski është ndaluar në pikën kufitare të Preshevës kur ka tentuar të hyjë në Serbi. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se përveç Sotirovskës janë arrestuar edhe tre persona të tjerë nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë dëmtuar qytetin e Nishit për 460 milionë dinarë.

Në një deklaratë MPB-ja thekson se, përveç ish-kryetares të komunës së Nishit dhe ish-komandantit të Shtabit të Situatave Emergjente të qytetit, edhe personi përgjegjës i “D. N. PR radnja za instalacije radovi Vodomonteri” nga Lalinci, D. N. (44), personi përgjegjës për përfaqësimin e tij “D.2” dhe Z. S. (65) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Siç dyshohet, Sotirovski duke keqpërdorur pozitën e saj zyrtare nga 16 mars 2022 deri më 9 korrik 2024, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe menaxhimin e emergjencave dhe rregulloret tjera, ka angazhuar kompanitë “D. N. PR” dhe “Sim puk gradnja” për të kryer punë të ndryshme ndërtimore në territorin e Nishit.

Ajo shërbeu si kryetare e Nishit nga gushti 2020 deri në gusht të vitit të kaluar. Ajo është gjithashtu në krye të Qarkut Administrativ të Nishit, me seli në Nish, që nga dhjetori 2017, kur e zëvendësoi karrierën e saj 25-vjeçare gazetareske me atë politike. Në atë kohë, ajo ishte drejtuese e zyrës së televizionit RTS në Nish.

Në nëntor 2021, në Kuvendin e SNS-së, ajo u zgjodh anëtare e Kryesisë së partisë.