Sporti

Arrestohet babai i Lionel Mesit në Rosario

Sipas medieve vendase, Horhe Mesi, babai i Lionel Mesit, është arrestuar të enjten mbrëma, pasi ka goditur me veturë një motoçiklistë. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në qytetin Santa Fe në Rosario, ku motoçiklisti është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e parë dhe për të matur shkallën e lëndimeve. Babai i kapitenit të Argjentinës është dërguar në paraburgim në një stacion në Rosario. Prokurori në detyrë duhet të shikojë mundësinë e hapjes së një veprimi kundër Jorge Messit, nëse lëndimet e pësuara nga i riu e kërkojnë atë. Në stacionin policor atij do t’i bëhen edhe testet e frymëmarrjes, për të matur alkoolin në trupin e tij.