Lajme

Armend Zemaj fajëson VV-në për rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka fajësuar për rritjen e rasteve me coronavirus, konkretisht në komunën e Prishtinës.

Zemaj ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili tha se vendi po shkon drejt kolapsit shëndetësorë pas rritjes së rasteve me coronavirus.

Zemaj duke ju kundërpërgjigjur Bashës i tha se arsyeja pse ka rritje të rasteve është për shkak se VV me 12 qershor ka mbledhur qytetarë në shesh dhe nuk u respektua distanca.

Ai tha se vetëm ne komunën e Prishtinës nga 10 qershori janë 1750 raste me coronavirus dhe se kjo është papërgjegjësi e tyre morale, etike e profesionale, shkruan Reporteri.net.

“Kjo është papërgjegjësi e juaj që i keni nxjerr në shesh dhe nuk i keni respektuar masat”, tha Zemaj. /