Armend Aliu priti në takim delegacionin nga Tirana, Prishtina dhe Ulqini i quajtur Gratë e Suksesit- Albanian Excellence
Zëvendës Kryetari Komunës Armend Aliu priti në takim delegacionin nga Tirana, Prishtina dhe Ulqini i quajtur Gratë e Suksesit- Albanian Excellence.
Aliu i njoftoi të pranishmet për pozitën e grave, integrimin dhe avancimin e tyre në institucione të pushtetit lokal. Aliu mbështet fuqishëm nismat e grave të suksesit në kuadër të Albanian Excellence për të realizuar projekte konkrete në përmirësimin e mirëqenies qytetare.
Memorandum bashkëpunimi u nënshkrua gjatë këtij takimi në mes zëvendës Kryetarit të Komunës sonë dhe drejtoreshës Flora Nikolla, që viti 2020 të shpallet vit për Preshevën.
Qëllimi memorandumit është që gratë nga ky fondacion janë të gatshme te ndihmojnë gratë e Preshevës në sfera të ndryshme.