Të fundit

APN hap fushatën për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar 

Alternativa Për Ndryshim, në mbrëmjen e shtunës ka hapur zyratisht fushatën parazgjedhore të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Para mbështetësve, shpalosëm programin tonë i cili garanton unifikim, përfaqësim të denjë, sjellë rezultat konkret për shqiptarët e Luginës dhe gjithashtu fitore në këto zgjedhje. Se mbështetja për Leventin është më se e qartë dhe madhore, këtë e dëshmuan sot në një sallë të mbushur plotë, e gjithëandej ku ka shqiptarë”, thuhet në njoftimin e APN-së.

Zgjedhjet për anëtar të Këshillit Kombëtar Shqiptar do të mbahen me datë 13 Nëntor 2022 dhe bartës i listës me numrin 4 “Alternativa për Ndryshim -Levent Qazimi “ është levent Qazimi. 

“Angazhimi im për unifikimin e shqiptarëve në Luginë, ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare fillon me mbështetjen tuaj dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar!  Përulem para të gjjthëve për përkrahjen e madhe drejt fitores së 13 Nëntorit”, tha Levent Qazimi.