Arifi: Serbia po i fshin shqiptarët nga regjistri civil
Procesi i shlyerjeve të shqiptarëve nga regjistri civil me arsyetim se nuk janë banorë rezident në komunat e Luginës së Preshevës ka detyruar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi të kërkoj ndalimin e kësaj dukurie nëpërmjet OSBE-së në Beograd.
“Eshtë një dukuri prezente, jo vetëm tash po edhe në vitet që po i lem pas shlyerja nga regjistri civil para së gjithash të malësisë së Bujanocit, unë pas marjes së mandatit si kryetar kam pas takim me shefin e zyrës së OSBE-së këtu në Bujanoc dhe këtë çështje e kam diskutuar dhe kam mar premtim nga shefi i kësaj zyre se do tja përcjell brengat tona ambasadorit të zyrës së OSBE në Beograd ku pritet të jap një kontribut edhe zyra e ambasadës së OSBE në Beograd” ka deklaruar kryetari Arifi për RTK.
Ai theksoi se edhe ambasada e Shqipërisë në Beograd mund të bëj më shumë jo vetëm te shlyerja e shqiptarëve nga regjistri civil po edhe të bëj presion për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.