Arifi: Reçaku është kujtim i dhimbjes dhe i krenarisë kombëtare
Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi sot nëpërmjet një shkrimi kujtoi 23 vjetorin e gjenocidit serb në Reçak të Kosovës, përcjell Ministri e Lajmeve.
Shrimi i plotë :
23 vite nga gjenocidi serb në Reçak të Kosovës, ku i’u vodh jeta qindra civilëve
Reçaku është kujtim i dhimbjes dhe i krenarisë kombëtare. Reçakun s’e harron liria që sot gëzon Kosova shtet edhe atë falë misionit të shenjtë të OSBE-së, përmes NATO-s kundër cakut që kishte Serbia.
Përpara Serbisë që ende mohon masakrën e Reçakut, sot Kosova do të duhej që politikisht e institucionalisht të forcohet për të nxjerrë në pah drejtësinë që na takon!