Të fundit

Arifi: Presim investime të reja në infrastrukturën shkollore nga Zvicra

Kryetari Preshevës Shqiprim Arifi po qëndron në vizitë në Zvicër, ku dhe takoi politikanë shqiptarë dhe zvicëran, transmeton Ministria e Lajmeve.

Arifi në njoftotimin e tij premton ura të reja komunikimi dhe bashkpunimi nga ky takim, për komunën e Preshevës.

Postimi i plotë :

Ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi!

Sot, bashkë me Përparim Avdilin, kryetarin e FDP-së në qytetin e Cyrihut, u mirëpritëm nga miku i përbashkët, z.Filippo Leutenegger, njëri ndër figurat më të vjetra publike-politike të Cyrihut; Udhëheqës i Departamentit për Arsim dhe Sport në kantonin e Cyrihut.

Nga ky takim dhe nga komunikimi i vazhdueshëm me ta, presim investime të reja në infrastrukturën shkollore, duke e përmbushur kështu një nga prioritetet në vazhdimësi të qeverisjes sonë të mirë.

Z.Leutenegger ka kuptuar më shumë rreth nevojave tona dhe është zotuar për të ndihmuar shkollat e Luginës së Preshevës, duke intervenuar në strukturën e brendshme përmes pajisjes me inventar të ri.