Të fundit

Arifi për Kanal10: Kryministri Kurti është bër viktimë e Liburn Aliut

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, në pronocimin e tij për televizionin Kanal10 në Kosovë, u shpreh se vedimi për emërimin e Ardita Sinanit Koordinatore e Kosovës për Luginën e Preshevës nga kryeministri Albin Kurti veprim të gabuar dhe pa strategji, transmeton Ministria e Lajmeve

Arifi vlerësoi se kryministrit Kurti tashmë është bërë një viktimë e ministrit Liburn Aliu. Ai tutje u shpreh se Aliu për inate personale ka ndikuar tek Albin Kurti për t’a emëruar Sinanin në këtë detyrë.

Kujtojmë se Shqiprim Arifi dhe Liburn Aliu kanë pasur disa përplasje me akuza dhe kundërakuza të ndërsjella gjatë maujve të fundit të këtij viti.