Të fundit

Arifi për EuroNews Albania: Kamberi për egon e tij personale, ka thyer marrëveshjen e Tiranës

Kryetari i Alternativës për Ndryshim Shqiprim Arifi si dhe bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare” në një inetrvistë për EuroNews Albani ka folur për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit që do të mbahen në Serbi, përcjell Ministria e Lajmeve.

Gazetari i EuroNews Albani ka pyetur se përse partitë shqiptare kësaj radhe po garojnë ndaras me dy lista, Arifi është shprehur se kryetari i PVD-së Shaip Kamberi për egon e tij personale ka thyer marrëvshjen e Tiranës të nënshkruar në vitin 2020.

Sipas kreut të APN-së marrëveshja ka qenë që partia e cila ka fuqi më të madhe politike të jetë bartëse e listës së unifikuar të shqiptarëve e që dhe është zbatuar në zgjedhjet e kaluara të vitit 2020 ku atëbotë ishtë PVD të cilës dhe i takonte. Ndërsa në këto zgjedhje të 3 prillit kjo siaps marrëveshjes së Tiranës do ti takonte që kandidati për deputet të jetë bartësi i listës nga radhët e APN-së, ka deklaruar Shqiprim Arifi.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë :

VIDEO