Arifi: Ministri i Drjetësisë Selim Selimi, është vlerë dhe pasuri e komunës së Preshevës
Kryetari komunës së Preshevës Shqiprim arifi ka uruar Ministrin e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Selim Selimin.
Para disa ditëve mësuam lajmin për zgjedhjen e Selim Selimit si Ministër i Drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Dua të uroj përzemërsisht Selimin për misionin e tij të ri.
Gjithashtu shprehi vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e tij në kohën kur ishte si këshilltar i presidentes Jahjaga dhe si kryesues i kabinetit të ish kryeministrit Haradinaj.
Selimi është vlerë dhe pasuri e komunës së Preshevës, ku çdo qytetar ndjen krenari për kontributin e tij politik.” ka shkruar Arifi në rrjetin social.