Arifi me bashkëpunëtorë vizitoi B.L të fshatit Norçë
Kryetari komunës së Preshevës Shqiprim Arifi vizitoi Bashkësine Lokale të fshatit Norcë, përcjell Ministria e Lajmeve
I pari komunës shprehet se me banorët e fshatit Norçë bisedoi për financimin e projekteve të ardhshme për bizenese dhe të fushës së agronomisë.
Bashkëbisedim me banorët e fshatit Norçë për iniciativat e ndërmarra të punëve dhe projekteve të ardhshme si dhe për funksionimin e bizneseve dhe agronomisë.
Periudha e gjendjes së pandemisë globale ka prekur edhe shumë sektorë të kësaj Bashkësie Lokale. Me ndarjen e mjeteve të Pakos Emergjente PRESHEVA 2020 e kemi bërë të mundur lehtësimin për funksionimin dhe mos-prolongimin e punëve.
Komuna e Preshevës garanton ndihmesë në çdo projekt dhe iniciativë që ka për qëllim ngritjen e nivelit të cilësisë të zhvillimit të jetës sa më të qëndrueshme për banorët e fshatit Norçë.