Arifi: Malësia e vendosur për Alternativën e vetme që do të kete prioritet nevojat e banorëve
Kandidati për kryetar komune Shqiprim Arifi së bashku me strukturën e nëndegës të APN’s sot marshin zgjedhor e vazhdoi në Malësinë e Preshevës, ku dhe u takua dhe bashkëbisedoi me banorët e atyre zonave, transmeton Ministria e Lajmeve.
Arifi në postimin e tij ka shkruar se ai ka biseduar në lidhje me projektet infrastrukture që janë punuar përgjatë udhëqjes me pushtetin lokal ku mes tjerash ka deklaruar se ata që e lanë vendin në këtë gjendje me decenie tani e kanë të qartë se ndryshimin që i premtuam këtyre banorëve s’ishte vetëm premtim parazgjedhor por i realizuar.
Gjithashtu kreui APN’s u ka kërkuar atyre që me datë 28 mars të dalin dhe ta rrethojnë numrin 1 dhe të mos i lejojne që të kthehen ata që i neglizhuan.
Më poshtë mund ti shihni edhe disa fotografi të aktivitetit politik të APN’s në Karadakun e Preshevës