Arifi: Jeta dhe vepra e Jonuz Musliut do të kujtohet çdoherë
Sot në Bujanoc, në Sallën e Shtëpisë së Kulturës, nën patronatin e Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, u mbajt akademia përkujtimore ‘Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut’ me rastin e dy vjetorit të vdekjes së tij, raporton Ministrialajmeve.com
Me këtë rast pjesëmarrës ishin shumë përfaqësues politik, në mesin e tyre edhe Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Arifi përmes një njoftimi të tij të shoqëruar edhe me foto nga kjo Akademi Përkujtimore kujtoi Jonuz Musliun duke shkruar :
“Para dy viteve ndërroi jetë Jonuz Musliu. Jeta dhe vepra e tij do të kujtojet çdoherë. Ai ishte pjesë e kryengritjes ushtarake në Kosovë, gjithashtu luftoi dhe veproi për të drejtat tona në Luginë të Preshevës.
Ne, këto ditë në dyvjetorin e tij të vdekjes me rrespektin më të madh kujtojmë jetën dhe veprimtarinë e një patrioti të shquar për çështje kombëtare.
Të qoftë dheu i lehtë!”
Disa të dhëna shtesë për të ndjerin Jonuz Musliu :
Jonuz Musliu, ndërroi jetë në v.2018, pas trajtimit nga një sëmundje në një spital në Turqi.
Musliu ishte veprimtar i Çështjes Kombëtare, ish i Burgosur Politik, ish ushtar i UÇK-së, ish oficer i TMK-së,
ish përfaqësues politik i UÇPMB-së,
Ai si kryetar i LPD-së, për disa vite udhëhoqi Kuvendin Komunal të Bujanocit, si dhe mbajti pozitën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë.