Arifi: Jam i tmerruar me aprovomin e pikës së rendit “ndërtimi i banësave për çështje sociale” në Kuvendin Komunal të Bujanocit
Gjatë ditës së djeshme kryetari i degës së APN’s në Bujanoc Arbër Pajazit përmes një pronocimi deklaroi për tërhejqjen e nga koalicioni i pushtetit lokal, ku sipas tij arsya e largimit nga koalicioni ishte “plani aksional”.
E në lidhje me këto zhvillime politike sot ka reaguar edhe kryetari i Preshevës dhe i APN-së Shqiprim Arifi ku nëpërmjet një shkrimi ka publikuar edhe dokumentacionet në lidhje me pikën e rendit e ditës “ndërtimi i banësave për çështje sociale” në Kuvendin Komunal të Bujanocit, përcjell Ministria e Lajmeve.
“Ftoj koalicionin bashkëqeverisës në Bujanoc PVD, PD dhe LPD të distancohen nga ky veprim anti-kombëtar dhe të bëjnë ç`mos të parandalojnë projekte të tilla që synojnë ndryshimin demografik aq të ndjeshëm në veçanti për qytetarët e Komunës së Bujanocit dhe në përgjithësi për Shqiptarët e Luginën e Preshevës.”- ka shkruar z.Arifi
Arifi ka shkruar se është ndejrë i tmerruar për këtë dhe se
Jam i tmerruar nga aprovimi i pikës së ashtuquajtur “ndërtimi i banësave për çështje sociale” në Kuvendin Komunal të Bujanocit nga pushteti aktual PVD, PD dhe LPD, ku në pretekst të çështjes sociale, po përgaditin infrastrukturën për sjelljen e refugjatëve nga kampet serbe në drejtim të Bujanocit.
Mbajtja e kësaj seance punuese të Kuvendit Komunal në ditën e 17 Shkurtit, kur anembanë Shqiptarisë festohet Pavarësia e Republikës së Kosovës, shërben si kamuflim perfekt për të jetësuar projektet të tilla.
Akomodimi i refugjatëve në Komunën e Bujanocit, që sipas disa informatave janë paramilitar serb nga luftrat ballkanike të dekadave të fundit, ka për qëllim nxitjen e incidenteve ndëretnike në vendin tonë.
Realizimi i këtij projekti do të ndryshoj përgjithmonë strukturën demografike në Komunën e Bujanocit, me ç`rast pas Medvegjës po humbet definitivisht edhe Bujanoci.
Ftoj koalicionin bashkëqeverisës në Bujanoc PVD, PD dhe LPD të distancohen nga ky veprim anti-kombëtar dhe të bëjnë ç`mos të parandalojnë projekte të tilla që synojnë ndryshimin demografik aq të ndjeshëm në veçanti për qytetarët e Komunës së Bujanocit dhe në përgjithësi për Shqiptarët e Luginën e Preshevës.