LajmeTë fundit

Arifi: Familjeve të viktimave si dhe gjithë Republikës së Shqipërisë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të njerëzve

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka shprehur ngushllimet më të sinqerta në lidhje me tërmetin e fundit që ka ndodhur disa orë më parë në shtetin shqiptarë. Arifi përmes një statusi në profilin e tij zyrtarë, ka shkruar se Komuna e Preshevës qëndron pranë vëllezërve shqiptarë ndërsa shprehim gatishmërinë tonë për ndihmë të pakursyer.

Shkrimi i plotë :

Jemi të trishtuar e shqetësuar me rastin e lëkundjeve të fuqishme termeti në Republikën e Shqipërisë me pasoja të rënda në jetë njerëzore si dhe dëme të shumta materiale.

Komuna e Preshevës qëndron pranë vëllezërve shqiptarë ndërsa shprehim gatishmërinë tonë për ndihmë të pakursyer. Familjeve të viktimave si dhe gjithë Republikës së Shqipërisë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të njerëzve ndërkaq qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore urojm shërim të shpejt.

Edhe në këto momente të rënda sfiduese jemi një! ??