Arifi dhe Shaqiri sot pritën në takim OVL-në e Preshevës
Kryetari i komunës Preshevës Shqiprim Arifi njoftoi se gjatë ditës së sotme s’bashku me zv kryetarin Almin Shaqiri pritën në takim Organizata e Veteranëve të Luftës në Preshevë, si dhe përfaqësues nga Bashkësia Lokale Rahovicë.
Njoftimi i plotë :
Sot, bashkë me Zëvendës Kryetarin mirëpritëm përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Preshevë, si dhe përfaqësues nga Bashkësia Lokale Rahovicë.
Bisedat u përqendruan rreth çështjes së koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe u zotuam se do të jemi mbështetës në çdo kohë.
U jemi mirënjohës për punën e palodhur që mbanë lart lavdinë e luftës, ruajtjen e vlerave si dhe edukimin e formimin historik – atdhetar ndër breza si OVL
Ndërkaq me Bashkësinë Lokale të Rahovicës u dakorduam se bashkëpunimi i vazhdueshëm na forcon në rrugën drejt përmbushjes së kërkesave të çdo qytetari.