Të fundit

Arifi dhe Salihu pritën në takim Ambasadorin e Sllovenisë Damjan Bergant

Kryetari I komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me Kryetarin e Kuvendit, Sami Salihu mirëpritëm në vizitë Ambasadorin e Sllovenisë në Beograd, Damjan Bergant. Në takimin e sotëm të përbashkët zyrtarët e pushtetit lokal kanë njoftuar hollësisht me zhvillimet dhe gjendjen aktuale politike, Ambasadori Bergant I cili ka dhënë mbështetjen e tij ndaj çfarëdolloj procesi që Lugina e Preshevës po kalon.

Fokus i diskutimeve ishte çështja e pasivizimit të adresave në nivel shtetëror si shqetësim i madh për të cilin po lobojmë me thirrjen për ta stopuar këtë lloj diskriminimi anti-njerëzor ka thënë kështu kryetari Arifi. Duke qenë pranë një momenti shumë të rëndësishëm siç është procesi i regjistrimeve të reja të popullsisë dhe zgjedhjet për të parin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Bergant ka uruar mbarëvajtje me procese të qeta dhe demokratike. Krahas kësaj ai u njoftua edhe për projekte të rëndësishme për qytetin për të cilat morëm zotimin se Ambasada Sllovene është e gatshme të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në çdo sferë, ka shkruar kështu në postimin e tië në rrjetet sociale, kryetari Shqiprim Arifi. Mirënjohës për gatishmërinë në angazhimin për gjetjen e zgjidhjes së problemeve për një jetë më të mire thotë Arifi.