Të fundit

Arifi dhe Bajrami takohen me sekretarin gjeneral shtetëror të Maqedonisë V. Muhamed Zekirin

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në FB ka njoftuar për një takim me sekretarin gjeneral shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Muhamed Zekiri.

Së bashku me kryetarin e Preshevës, në takim ishte edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami.

Arifi deklaroi se me z.Zekirin kemi bashkëpunuar shumë herë dhe se ai ka përkrahur kërkesat e shqiptarëve të Luginës, e në veçanti hapjen e kufirit Miratoc-Llojan.

“Me z. Zekirin kemi bashkëpunuar shumë herë dhe ka përkrahur çdo kërkesë tonën e në veçanti hapjen e kufirit Miratoc – Llojan. “ shkroi Arifi.

Ai më tej theksoi se koordinimi me Maqedoninë mbetet i vazhdueshëm:

“Koordinimi dhe bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është i vazhdueshëm deri në arritjet e qëllimeve në të mirën e përbashkët.” shtoi Arifi/ përcjell Ministria e Lajmeve