Ardita Sinanit i miratohet kërkesa për kuota të specializantëve mjekësor nga Lugina në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës
Koordinatorja për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në qeverinë e Kosovës, Ardita Sinani njoftoi se iu është miratuar kërkesa për kuota të specializantëve mjekësor nga Lugina në Ministrinë e Shëndetësisë
Postimi i plotë:
“Miratohen kuotat për specializim të kuadrove shëndetësore nga Lugina e Preshevës në Republikën e Kosovës 💪
Kjo në bashkërendim me Ministrinë e Shëndetësisë 🇽🇰
Degët e miratuara në këtë afat janë: kirurgjia abdominale, mjekësia familjare, anesteziologjia dhe toksikologjia.
Në të ardhmen do të miratohen edhe drejtime tjera 🙏
Vazhdojmë bashkë 🤝” ka shkruar Ardita Sinani