Ardita Sinani: Uron të gjithë besimtarëve musliman muajin e Ramazanit
Kryetarja e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dega Preshevë, Ardita Sinani ka lëshuar një mesazh urimi në prag të fillimit të muajit të shejtë të besimtarëve musliman e që është ky muaji i Ramazanit.
Zonja Sinani, në llogarinë e sajë në fejsbuk duke duke i bashkangjitur urimit ka bërë thirrje për unitet dhe mirëqenie për qytetarët e Komunës së Preshevës.
Ky është postimi i plotë i Ardita Sinanit:
Të dashur qytetar, të nderuar vëllezër e motra,
Shfrytëzoj rastin që sot, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, të uroj të gjithë myslimanët duke i dëshiruar agjërim të lehtë.
Është ky muaji që të gjithë besimtarët përmes lutjeve të sinqerta do të shpresojnë në shpërblimet e Krijuesit të gjithësisë. Gjithashtu në këtë muaj gjatë një periudhe të caktuar të ditës, do të solidarizohemi me të varfërit dhe ata që jeta nuk iu ofroi sofra të begata.
Uroj që muaji i Ramazanit të na shërbejë si reflektim e të na bashkojë të gjithëve që përmes sakrificës tonë të jemi solidar e të ndihmojmë nevojtarët.
Me besim të plotë tek Zoti Fuqiplotë dhe me shpresë në shpërblimet e Tij,
Me fat Muaji i shenjtë i Ramazanit
E juaja, Ardita Sinani
Kryetare e degës së PVD-së, në Preshevë