Ardita Sinani uron kryetarin e ri të KKSh-së Nevzad Lutfiun
Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani gjatë ditës së sotme është takuar me kryetatin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun, transmeton Ministria e Lajmeve
Njoftimi i Sinanit :
BASHKËPUNIM, BASHKËRENDIM DHE BASHKËKOORDINIM
Sot, në cilësinë e Këshilltares politike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginë, takova kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Nevzad Lutfiun.
Fillimisht z. Lutfiu i urova detyrën e re në krye të KKSH.
Bashkëpunimi, bashkërendimi dhe bashkëkoordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për arritjen e synimeve tona të përbashkëta.
Pikërisht këto tema ishin thelbi i bashkëbisedimit tonë të sotëm.